Kryetari Lladrovci: S’bëj kompromis për zbatim ligji

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ishte paraqitur bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë shtypi, ku është vlerësuar pushteti lokal në komunat ku udhëheq PDK-ja.
Lladrovci ka falënderuar qytetarët, këshilltarët e komunës pa dallim partie, zyrtarët dhe Ekzekutivin e komunës sonë për punën shembullore.
Komuna e Drenasit ka dalë e para në nivel vendi për përformancë të mirë.
“Besimin e PDK-së për ta drejtuar komunën, e kam kthyer me punë për qytetarin, zbatimin e ligjit, transparencën dhe llogaridhënien, duke u radhitur çdo vit në krye të komunave për suksese, ndërsa për 2019-n, komuna më e mirë për qeverisjen lokale”, ka thënë Lladrovci.

Lexo edhe4 raste të reje me koronavirus në Drenas, janë me këto lokacione
Lladrovci edhe një herë ka potencuar se nuk bënë kompromis për zbatim ligji, andaj i ka falënderuar të gjithë kontribuesit, familjen e tij dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli.
“Faleminderit qytetarë, këshilltarë, zyrtarë dhe Ekzekutiv i komunës!”, ka thënë Lladrovci.














