Banorët e fshatit Fushticë e Poshtme, të mërkurën i janë gëzuar projektit për asfaltimin e rrugës së fshatit ku kishin dalur për të pritur kryetarin e Komunës Ramiz Lladrovci i cili merrte pjesë ne asfaltimin e rrugës së bashku me bashkëpunëtor komunal.
Projekti është shtrirë në dy segmente të fshatit, ku segmenti i parë është ne gjatësi prej 1470 metra dhe segmenti i dytë ne gjatësi prej 565 metra.
Asfaltimi i kësaj rruge është realizuar ne bashkëfinancim me Komunën e Drenasit dhe Ministrinë e Infrastrukturës.
Me rastin e asfaltimit të saj, kryetari Lladrovci u tha banorëve se ky është një projekt ne të mirën dhe shërbim të gjithë fshatit. Po ashtu në fshatin Fushticë e Lartë, janë duke u realizuar punimet për ndërtimin e rrugëve të fshatit, ku me përfundimin e asfaltimit të këtyre rrugëve në këtë fshat përfundohen të gjitha segmentet që lidhin lagjet me rrugët kryesore të fshatit.
Kryetari Lladrovci, ditë me parë ka marr pjesë edhe në asfaltimin e rrugës në fshatin Godanc që po ashtu ishte bashkëfinancim me Komunën e Drenasit dhe Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

