BallinaRegjionaleDrenasKjo është arsyeja pse Lladrovci e ka suspenduar shefin e personelit të...

Kjo është arsyeja pse Lladrovci e ka suspenduar shefin e personelit të komunës së Drenasit

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Kryetari i Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka suspenduar nga posti i shefit të personelit Gëzim Shishanin.

Zëdhënsi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra, nëpërmjet një njoftimi për mediat ka bërë të ditura arsyet pse është suspenduar nga puna Shishani.

 

Njoftimi i komunës:

Udhëheqësi i Personelit në Komunën e Drenasit, Gëzim Shishani, që nga data 11.08.2017, është pezulluar nga puna me pagesë për tre muaj nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci.

Shishani është pezulluar nga puna, pas një Raporti mbi  Auditmin e kryer me kërkesë të veçantë me temën; “Auditimi i dosjes personale për nëpunësin civil Gëzim Shishani – Rishikimi i nivelit të pagës në harmoni me titullin e vendit të punës” të Auditorit të Brendshëm të datës 04.08.2017.

Shishani nga nëntori i vitit 2008, supozohet se kishte keqpërdorur pozitën zyrtare, duke marr pagë me koeficientin 11.3 që ishte në kundërshtim me të gjitha normat ligjore.

Po ashtu Shishani nuk kishte zbatuar vendimin e ish-kryetarit të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, i vitit 2015 i rekomanduar nga Auditori i Jashtëm për zbritjen e koeficientit ne 9.5.

Paraqitja e ankimimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit siç ka pretenduar Shishani, sepse në këtë rast kemi të bëjmë me një hetim të veçantë.

Të gjitha lajmet tjera të publikuara në mediat elektronike rreth rastit Shishani, pos asaj të lartcekur, janë spekulime dhe të pavërteta.

Lajmi nga Komuna e Drenasit nuk është bërë publike, pasi qe ndaj Gëzim Shishanit do t’i nënshtrohet një hetimi të veçantë lidhur me raportin e Auditorit dhe shkeljeve të tjera të supozuara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz