back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për tri bursa me kompaninë “Bambus Group”

Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për tri bursa me kompaninë “Bambus Group”

Të ngjajshme

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me pronarin e kompanisë “Bambus Group”, Bekim Ahmetaj, për të ndihmuar tre studentë të Komunës së Drenasit me bursë për vitin akademik të studimeve 2018-2019.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Bekim Ahmetaj për këtë ndihmë që ka ofruar për t’i përkrahur studentët e Komunës së Drenas dhe ka vlerësuar se ndihma përmes bursave për studentë, ndihmon jo vetëm në aspektin financiar të tyre, por edhe i stimulon në kryerjen e studimeve.

Kompania “Bambus Group” me pronarë Bekim Ahmetaj, do të ndajë tri bursa për studentët nga lista pritëse e përfituesve sipas konkursit të shpallur me datën 05.10.2018.

Nga lista pritëse e përfituesve të bursave, kanë mbetur edhe 8 studentë pa e marr bursën, ndërsa së shpejti do të njoftohen studentët përfitues për përkrahjen nga donatorët tjerë. Komuna e Drenasit nga buxheti ka ndarë 140 bursa për studentët e nivelit Bachalor dhe 20 për nivelin e studimeve Master, ndërsa pjesa tjetër përmes donatorëve dhe gjithsej përfitues të bursave janë 227 studentë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz