back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeKryetari i OVL-UÇK e fyen keq Albin Kurtin

Kryetari i OVL-UÇK e fyen keq Albin Kurtin

Të ngjajshme

Nënkoloneli Pllana ndan mirënjohje për Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

Drejtori Rajonal i Policisë, Nënkolonel Faton Pllana, ka ndarë...

Ushtarja e FSK-së, Arbenita Haxholli diplomon në Kursin e Karrierës për Kapiten në ShBA

Ushtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arbenita Haxholli,...

Anulohet televotimi! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”

Vëllai i Madh ka dërguar sot në shtëpinë më...

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari ka njoftuar gjatë vitit...

Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati, ka goditur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për siç ka thënë se kanë pritur shumë nga kjo qeveri.

Gucati përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se shumë kush priste me padurim që të vinte në krye të shtetit “shpëtimtari”, por se sipas tij shpresat e votuesve dhe të atyre që e mbështetin Kurtin u venitën që në ditën e parë të fitores së këtij të fundit.

Sipas Gucatit, Kurti çdo ditë po duket me minor, më i pafuqishëm, mashtrues e mohues i realitetit.

“Qeveria e Kurtit është qeveri e maskave, e premtimeve fallso, e inateve, e urrejtjes ndaj klasës çlirimtare të cilën e goditën sa ishin në opozitë por edhe kur erdhën në pushtet. Është qeveri që dështoj që në fillim, sepse merrej me kotësira”, ka shkruar Gucati.

Të Fundit

Sport

ShowBiz