BallinaLajmeKryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi: Duhen 600 milionë € për rimëkëmbjen e...

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi: Duhen 600 milionë € për rimëkëmbjen e ekonomisë

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, në një konferencë për medie lidhur me situatën ekonomike në pandemi, prezantoi disa hapa që duhet të bëhen drejtë hapjes graduale të veprimtarive biznesore dhe rimëkëmbjes ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Prishtina duhet të largohet nga karantina nga java tjetër. Rukiqi shtoi se fillimisht duhet që të fillojë hapja e bizneseve në sektorin e ndërtimtarisë dhe komplet sektori i prodhimit.

“Prishtina të dalë nga karantina javën e ardhshme, kurse në komunat e tjera të fillojë hapja e disa sektorëve si ndërtimtaria dhe të lejohet komplet rrjeti i prodhimi.

Mjete e pakos emergjente të futen në qarkullim dhe të vazhdohet me lehtësirat fiskale, të shtyhet pagesa e tatimeve”.

Gjatë muajit maj ai ka thënë se qysh në javën e parë duhet që të fillojnë punën bizneset me pakicë, në javën e tretë të fillohet me shërbimet.Kurse sipas tij, deri më 10 qershor duhet që të jetë gati korniza e rimëkëmbjes ekonomike.

“Kurse gjatë majit të fillojë e gjithë shitja me pakicë, që nga java e parë e majti.

Nga java e tretë e majti të fillohet me shërbimet, e më pas të fillohet edhe me hapjen e kafeneve, restorantet edhe transporti sa të ketë mundësi”.

“Deri më 10 qershor të jetë e gatshme korniza e rimëkëmbjes, ajo të jetë realiste dhe të bazohet në gjendjen aktuale. 98% e ndërmarrje në Kosovë janë të prekura nga efekte e pandemisë”, tha ai, raporton EO.

Sipas kreut të OEK-ur, për të dalë nga kriza që ka prekur 95% të bizneseve duhen deri në 600 milionë euro, mjete këto që duhet të sigurohen nga institucione financiare ndërkombëtare dhe buxhetit i vendit.

“Për të dal nga kjo gjendje duhet që të sigurohen 200 milionë euro nga BE-ja, FMN-ja, edhe BB-ja. Kurse nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim deri në 100 milionë, 200 milionë nga buxheti dhe bilanci bankar, dhe 100 milionë euro nga borxhi publik, përfshi edhe mjete e Trusit. Pako për rimëkëmbjen ekonomike për vitin 2020 dhe vitin 2021 duhet të ishte 550 milion deri në 600 milionë euro”.

“…nëse nuk ndihmohen deri në 50% e bizneseve mund të rrezikohen”.

Ai pati edhe rekomandime se si duhet që të sillen edhe kompanitë dhe cilat duhet që të jenë masat mbrojtëse, raporton EO.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz