Kryetari i Kuvendit sot pjesëmarrës në konferencën “Com-sult” në Austri
03

Lexo edheKEDS-i njofton se në cilat vende ka reduktime të rrymës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar në Austri, për të marrë pjesë në Konferencën “Com-sult”, që mbahet në Vjenë.
Kryeparlamentari Veseli është i ftuar për të diskutuar për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Të martën, gjatë prezantimit të kryeparlamentarit Veseli në këtë konferencë, do të jenë të pranishëm personalitete të larta të shteteve të ndryshme.
Lexo edheKEDS-i njofton se në cilat vende ka reduktime të rrymës
Përveç adresimit para përfaqësuesve të shumtë shtetërorë, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të jetë edhe pjesë e paneleve ku do të diskutohen sfidat e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian.