Kryetari i FFK-së i kënaqur me golin e Osmanit ndaj Arsenalit U19 në UEFA Youth League
dp

Lexo edheZYRTARE: Dani Olmo humbet El Clasicon, Barcelona konfirmon mungesën njëmujore

Bayern Munich U19 dhe Arsenali U19 kanë barazuar 3:3 në kuadër të UEFA Youth League, në një përballje ku vëmendje të veçantë mori talenti i Kombëtares së Kosovës, Erblin Osmani.
Osmani u tregua vendimtar duke shënuar nga pika e bardhë, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes dëshmoi potencialin dhe cilësitë e tij në një prej garave më të rëndësishme evropiane për futbollistët e rinj, shkruan Indeksonline
Paraqitjen e talentit kosovar e ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili përmes një mesazhi ka shprehur përkrahjen për Osmanin dhe talentet e tjerë shqiptarë që po zhvillohen në akademitë prestigjioze evropiane.
Ademi theksoi se talentet e rinj përbëjnë pasurinë dhe të ardhmen e futbollit të Kosovës, duke riafirmuar përkushtimin e Federatës për t’i përcjellë, mbështetur dhe krijuar mundësi për zhvillimin e tyre, me synimin që sukseset e tyre të vazhdojnë edhe me fanellën e Kombëtares.
Lexo edheZYRTARE: Dani Olmo humbet El Clasicon, Barcelona konfirmon mungesën njëmujore
“Suksese të mëtejshme, Erblin! Jemi krenarë për ty!”, ishte mesazhi përmbyllës i Ademit për talentin kosovar./Indeksonline/