back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëKryetari Bahtiri pret në takim tre prej ortopedëve më të mirë të...

Kryetari Bahtiri pret në takim tre prej ortopedëve më të mirë të Kosovës

Të ngjajshme

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim ndër ortopedët më të mirë të Kosovës, shefin e repartit të Ortopedisë në Mitrovicë, Dr. Afrim Gucati si dhe ortopedët Dr. Arben Bajraktari dhe Dr. Enver Beqiri.

Gjatë këtij takimi ortopedët e njoftuan kryetarin Bahtiri, me punët që kryejnë reparti i tyre, duke thënë se ata iu qasen problemit me shumë seriozitet, dhe trajtimi i pacientëve bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç edhe e meritojnë.

Po ashtu shefi i repartit të Ortopedisë, Afrim Gucati, theksoi se vetëm dy muajt e fundit ata kanë kryer rreth 56 operacione me anestezi të përgjithshme si protezë të gjurit, protezë të kërdhokullës, ligamento-plastikë e të tjera.

Gjithashtu ata kërkuan nga kryetari Bahtiri që të kenë një repart me mjete moderne në mënyrë që qytetarët e Mitrovicës të kenë të gjitha shërbimet e nevojshme tek reparti i Ortopedisë.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ishte i kënaqur nga prezenca e ortopedëve më të mirë të vendit si dhe i falënderoi për punën e shkëlqyeshme që ata bëjnë duke ndihmuar qytetarët mitrovicas.

Kryetari Bahtiri ofroj mbështetje të plotë dhe premtoi se do të kujdeset që këtë çështje ta delegoj tek Ministria e Shëndetësisë që të sjellin këto mjete moderne për përmirësimin e kushteve në repartin e Ortopedisë në Mitrovicë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz