BallinaLajmeKryetari Bahtiri bëri homazhe tek varri i Latif Berishës

Kryetari Bahtiri bëri homazhe tek varri i Latif Berishës

Të ngjajshme

Zyrtarja policore sulmohet nga një grua gjatë futjes së saj në kontroll, merr trajtim mjekësor

Një zyrtare policore është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga...

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë varrit të atdhetarit të shquar Latif Berishës në Smrekonicë, në 19 vjetorin e vrasjes së tij nga policia serbe.

Më këtë rast Bahtiri ka vlerësuar lartë figurën e Latif Berishës. “Figura e profesor Latif Berishës është një figurë shumë e nderuar dhe e respektuar nga të gjithë. Ai në kohën e okupimit klasik të Kosovës nga Serbia, u shqua për angazhim dhe përkushtim të palodhshëm për çështjen kombëtare, për organizimin e jetës së përditshme dhe institucionale të qytetarëve të Mitrovicës, jashtë institucioneve të okupatorit. Në veçanti ishte angazhuar për organizimin e ndihmave për pjesëtarët e UÇK-së. Ai ishte institucion në vete dhe pa mendimin  e tij, asgjë asokohe nuk bëhej në Mitrovicë, as nga qytetarët e as nga partitë politike. Prof Berisha, organizoi për mrekulli vendosjen në Mitrovicë të shqiptarëve që  i dëbonte ushtria dhe policia serbe nga trojet e tyre në Drenicë, organizoi mënyrën e sigurimit të ushqimit dhe veshmbathjes për ta”, tha kryetari Bahtiri.

Përveç kësaj, kryetari Bahtiri tha se Latif Berisha është intelektuali i parë shqiptarë që u vra nga policia serbe menjëherë pas bombardimit të caqeve serbe nga NATO-ja.

“Prof Latif Berisha, ishte një njeri i veçantë, i urtë, i mençur, atdhetar i devotshëm, intelektual i mirëfilltë, poet i shkëlqyeshëm, pedagog i përkushtuar, i cili ka punuar shumë për Mitrovicën e Kosovën. Vepra e tij nuk duhet harruar kurrë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Më 24 mars 1999, në natën e parë të bombardimeve të forcave të NATO-s  mbi caqet serbe në Mitrovicë, kriminelët serbë e vranë profesor Latif Berishën, në pragun e shtëpisë së tij, në pjesën veriore të qytetit, prej nga qëllimisht nuk ishte larguar, edhe pse të gjithë i kishin sugjeruar që të largohej nga atje, për shkak se për veprimtarinë e tij patriotike ishte bërë halë në sy të policisë serbe.

Kontributi i Latif Berishës për çështjen kombëtare, në fushën e arsimit, shkencës, kulturës etj, ka qenë shumë i madh. Vepra e tij poetike e shkencore zë vend të rëndësishëm në letërsinë dhe shkencën shqiptare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz