back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKryesuesi i QKN-së në Mitrovicë nga PDK-ja: Po përballemi me parregullësi të...

Kryesuesi i QKN-së në Mitrovicë nga PDK-ja: Po përballemi me parregullësi të jashtëzakonshme, janë gjetur mbi 20 fletëvotime me numra të ndryshëm serikë

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Pas ndërprerjes edhe një herë të rivotimit të Mitrovicë, është deklaruar për media kryesuesi QKN në Mitrovicë nga PDK, Jahir Sumiqi.

Sumiqi ka deklaruar se po përballen me parregullësi të jashtëzakonshme teksa ka thënë se nga numërimi i 35 kutive, mbi 20 prej tyre janë lëvizur nëpër klasa apo nga vendvotimi.

“Po përballemi me parregullsi të jashtëzkonshme deri më tash janë numëruar 35 kuti të votimeve ku prej tyre 20, janë lëvizur nga klasa në klasë apo edhe nga vendvotimi në vendvotim… pra deri tash janë gjetur mbi 20 votime me numra serikë të ndrshëm pra numri dallon prej vendvotimit pra kanë lëvizur nga shkolla “Migjeni në Abdulla Shaban”, dhe nga Univeristeti në Shkollën e Zhabarit ka parregullsi të jashtshtëzakonshme  është kërku nga prokurori që ta shkelim ligjin ne si PDK me partitë tjera që jemi në koalicion kemi vendosur ta bojkojtojm këtë rinumërim”, ka deklaruar Sumiqi. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz