BallinaLajmeKryeprokurori dyshon në Policinë e Kosovës

Kryeprokurori dyshon në Policinë e Kosovës

Të ngjajshme

QKMK njofton: Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur...

Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në Elbasan – nën hetim dy mjeke

Dy mjekje janë proceduar penalisht në Elbasan, nën dyshimin...

Shtëpia e kryeprokurorit të Republikës së Kosovës, Aleksandër Lumezit, ka qenë cak i disa hajnave ende të paidentifikuar. Prona e tij, e cila gjendet në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, është sulmuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Kryeprokurori, Lumezi ka konfirmuar për “Indeksonline” se vjedhja ka ndodhur derisa ai me familje ishin duke fjetur. “Po, rreth orës 03:10 minuta kanë hyrë persona të panjohur derisa ne kemi qenë në gjumë dhe i kanë vjedh disa sene jorelevante”, ka thënë ai.

Më tej, Lumezi tregon se atij i është vjedhur telefoni personal, mirëpo thotë se ndihet i befasuar se si kanë arritur ata të futen kur aty gjendeshin pjesëtarët e PK-së.

“Një telefon dhe disa gjëra tjera. Telefoni ka qenë i imi. S’kam dyshime të ndokush, a kanë qenë hajna apo çfarë kanë qenë. I kanë thyer dy dyert, policia ka qenë përpara aty, s’ka qenë aq lehtë me hy por shohim”, është shprehur ai.

Ndryshe, organet e sigurisë në vend kanë nisur hetime për rastin në fjalë. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz