back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMe helikopter të KFOR-it transferohet fëmija nga Prishtina në Beograd

Me helikopter të KFOR-it transferohet fëmija nga Prishtina në Beograd

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Një helikopter i KFOR-it i të hënën ka kryer evakuimin mjekësor të një të posalinduri në Graçanicë nga Prishtina për në Beograd.

Foshnja ka lindur me një infeksion të rëndë të zemrës përhapur shumë shpejt në mushkëri, raporton Kossev duke iu referuar një njoftimi të KFOR-it, transmeton Klan Kosova.

Në deklaratë thuhet  se familja e fëmijës pak ditë më parë kontaktoi me  Departamentin e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) të Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU). Kështu filloi solidaritetin e KFOR-it dhe fëmija u pranua në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas një ekzaminimi mjekësor, mjekët në Prishtinë të stabilizuar gjendjen e pacientit të ri.

Të shtunën familja kishte kërkuar që fëmija të transferohet në Institutin për Nënën dhe Fëmijën në Beograd.

Për shkak të komplikimeve shëndetësore të paparashikuara, evakuimi është shtyrë deri të hënën, kur helikopteri për evakuime mjekësore, tipit UH-60, kontingjenti i SHBAtë Grupit Shumëkombësh Luftarak Lindje fluturoi nga Prishtina dhe aterroi në Beograd, transmeton Klan Kosova.

Të Fundit

Sport

ShowBiz