Kryeministrja e Britanisë: Bashkë me Amerikën do e ruajmë paqen në Kosovë (Video)
Por para republikanëve në Filadelfia, Theresa May do të sjellë edhe zotimin më të madh për Kosovën dhe vendet tjera siguria e të cilave varet nga këto dy-superfuqi partnere dhe nga NATO-ja.
“Britania, krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare udhëheqëse e koalicionit po synon ta mposhtë DAESH-in. Ne së bashku jemi pajtuar të dërgojmë 800 trupa në Estoni e Poloni, si prani e NATO-s në Europën Lindore. Ne po e mbrojmë qeverinë afgane nga terrorizmi, dhe ne po e përforcojmë përkushtimin tonë për operacionet paqësore në Kosovë, Sudanin Jugor e Somali”, ka thënë ajo.
Ky zotim vjen pikërisht në kohën kur Kosova gjendet në një fazë provokimesh nga Serbia, derisa në veriun problematik, mund të dërgojë vetëm policinë speciale, e jo edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Këto të fundit, për të kaluar Ibrin e për të dalë në veri për çfarëdo arsye duhet të kenë një leje nga KFOR-i, më saktësisht nga NATO.
Në Ministrinë e FSK-së, thonë se asgjë s’ka ndryshuar te kjo rregull, edhe pse se kërcënimet e sigurisë janë shtuar.
“Rreth qasjes se Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri nuk ka asnjë ndryshim. Përgjegjës për sigurinë në Kosovës është KFOR. Veprimi i FSK-së duhet të bëhet me leje të KFOR-it. Ne si Forcë e sigurisë kemi kontakte të rregullta me KFOR. Në kontekstin që ju keni pyetur nuk ka pasur ndonjë takim”, është thënë në një përgjigje për Klan Kosova nga kjo zyrë.
Lexo edheJa si po përgatiten paramilitarët serbë në veri të Kosovës për luftë! (Foto)
Se a është bërë diçka rreth ndryshimit apo dialogimit të lejes për veprim të FSK-së e cila do të jetë Ushtria e ardhshme e Kosovës, Zyra e Kryeministrit nuk ka kthyer përgjigje.
Por ishte vetë Isa Mustafa, ai që gjatë një paraqitje më 2015, u bë lideri i parë kosovar që e tha publikisht se ka ujdi me NATO-n për mos-praninë FSK-së në katër komunat veriore të banuara kryesisht me serbë.
Ndërkohë, ka raportime se Serbia e ka shtuar praninë e forcave të saj ushtarake në kufirin me Kosovën.














