back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKryeministri Mustafa ngushëlloi familjen Dvorani, në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet

Kryeministri Mustafa ngushëlloi familjen Dvorani, në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet

Të ngjajshme

Shkëlqen Florent Hasani, shënon hat-trik për Bolusporin në Turqi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani është duke...

OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugën për zhvillim

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka...

Maresca e mposht Guardiolan dhe Artetan, shpallet më i miri i muajit në Premier League

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, është shpallur trajneri i...

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime Familjes Dvorani nga Fshati Terstenik i Drenasit, e cila humbi dy djemtë e saj Muhametin 8 vjeç dhe Mendimin 5 vjeç, në një aksident trafiku në Novi Sad, derisa ishin duke ardhur për vizitë në Kosovë nga Austria.

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:

E nderuar Familje Dvorani,

Ne emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj të pakompensueshme.

Aksidenti i rëndë tragjik ku humbën jetën Muhameti dhe Mendimi, na ka prekur thellë.

Qytetarët dhe Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me Ju dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.

Muhametit dhe Mendimit i qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Ngushëllime!

Isa Mustafa,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz