back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaUncategorizedKryeministri Mustafa mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Arkeologjia 2014”, me rastin...

Kryeministri Mustafa mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Arkeologjia 2014”, me rastin e kremtimit të 7 vjetorit të pavarësisë

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Arkeologjia 2014”, e cila është organizuar në kuadër të kremtimit të 7 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në një fjalë rasti të mbajtur para të pranishmëve në këtë solemnitet, ku ishin prezent edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryeministri Isa Mustafa theksoi se trashëgimia arkeologjike, ka një vlerë të veçantë kulturore, historike tek çdo popull dhe vend.
Sipas kryeministrit, në rastin tonë, kjo tregon një të kaluar të begatshme të popullit dhe vendit ku kishte një civilizim qytetar shumë të zhvilluar, gjatë periudhave historike.
“Ekspozita e sotme sipas arkeologëve, është vetëm një prezantim minimal i vlerave të trashëgimisë arkeologjike të vendit të cilat institucionet i posedojnë. Lidhur me këtë, ne fuqimisht do të përkrahim institucionet tona përgjegjëse për zhvillimin, hulumtimin, studimin dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore të shtetit tonë në të ardhmen”, tha kryeministri Mustafa.
Nga ana e tij, u.d. i drejtorit të Muzeut të Kosovës, Milot Mustafa, u shpreh i kënaqur që pikërisht kjo ekspozitë do të nis festimet për 7 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha, duke falënderuar qytetarët për artefaktet që i dorëzuan vitin e kaluar tek institucionet, kërkoi që bashkëpunimi i tillë të vazhdoj edhe më tej.
Rexha më pas, i prezantoi presidentes Jahjaga, kryeministrit Mustafa dhe të pranishmëve të tjerë artefaktet e ekspozuara, duke folur edhe për vlerat që

Të Fundit

Sport

ShowBiz