BallinaLajmeKryeministri Kurti priti në takim Grupin për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit

Kryeministri Kurti priti në takim Grupin për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme priti në takim përfaqësuesit e Grupit për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.

Ata i prezantuan Kryeministrit Kurti kërkesat e tyre në lidhje me mbrojtjen e liqeneve akumuluese gjithandej vendit, kundërshtimin e ndërtimeve afër tij dhe problemet tjera ekologjike në përgjithësi.

Ky grup ka kërkuar takim me Kryeministrin Kurti për t’i shprehur brengat dhe kërkesat e tyre në lidhje me këto çështje. Si Kryeministër i Republikës, Albin Kurti, ka thënë që dera e tij do të jetë gjithnjë e hapur, prandaj edhe dje i dëgjoi me vëmendje e kujdes kërkesat e këtyre qytetarëve.

Gjendja me ujin e pijes nuk është e qëndrushme, prandaj edhe nevoja për liqene artificiale është e madhe. U diskutua edhe për lumenjtë, brigjet e shtretërit e të cilëve duhet të rregullohen e pastrohen, problemin me shpyllëzimin e maleve, të hidrocentraleve dhe deponive të hapura të mbeturinave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz