back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKryeministri Haradinaj: U prefsh në paqe plak

Kryeministri Haradinaj: U prefsh në paqe plak

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka qëndruar qe disa orë pranë arkivolit të mbante trupin e babait të tij, teksa mijëra njerëz vinin për homazhe.

Ndërkohë, ai ka marrë fjalën pak para varrimit, duke folur edhe për veprimtarinë e babait të tij dhe ndjenjat e tij për këtë ngjarje, shkruan gazetametro.net.

“Ndarja nga babai ynë, Hilmiu, ka shumë porosi dhe ndjenja. Ajo që është me rëndësi është se ata që besojnë në të drejtën e tyre, krijojnë edhe vlerë të re. Dhe babai ynë në një kohë jo shumë të lehtë arriti të krijojë njerëz që e duan dhe e mbrojnë lirinë”, u shpreh Haradinaj.

Ndërkaq, i pari i Qeverisë tha se liria e Kosovës ka ardhur me shumë mund, edhe të babait të tij dhe të shumë njerëzve, duke treguar më pas edhe për porosinë.

“Liria e Kosovës ka ardhur me shumë mund, dhe është si rezultat i shumë mundimeve dhe si rezultat i ndihmës së miqve tanë. Porosia është t’i mbetemi besnik, ashtu si ishte besnik për lirinë babai ynë. U prefsh në paqe plak”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, Hilmi Haradinaj vdiq para dy netësh pas një sëmundje të rëndë. Babai i Haradinajt është nderuar nga njerëzit më me ndikim të Kosovës./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz