BallinaLajmeKryeministri Haradinaj priti përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Pijeve Alkoolike dhe...

Kryeministri Haradinaj priti përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Pijeve Alkoolike dhe Joalkoolike

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Pijeve Alkoolike dhe Joalkoolike, të kryesuar nga Fejzullah Mustafa.

Kryeministri Haradinaj ka shprehur përkrahjen e tij për këtë shoqatë, duke theksuar se Qeveria që ai drejton do të jetë gjithnjë e hapur për bashkëpunim dhe mbështetje, pasi që këta prodhues janë partner të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Shoqatës kanë uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës së udhëheqjes së ekzekutivit, duke e falënderuar për punën e madhe që po bënë që në ditët e para të mandatit.

Ata e falënderuan kryeministrin në emër të të gjithë prodhuesve për heqjen e taksës ujore, vendim që do të ndikoj edhe në rritjen e aftësisë së tyre për të qenë konkurrent në tregjet e rajonit dhe më gjerë.

Në takim është diskutuar rreth kërkesës së Shoqatës për heqjen e akcizës në shitje dhe prodhim,  që është në fuqi nga vitit 2006, por  nuk aplikohet në vendet fqinje dhe as në vendet e BE-së. Heqja e kësaj akcize, sipas Fejzullah Mustafës,  do të ndikoj në rritjen e numrit të të punësuarve.

“Si prodhues, jemi në disavantazh karshi prodhuesve të rajonit dhe të BE-së” ka thënë z. Mustafa.

Kryeministri ka shprehur edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë që ai drejton për të bërë lehtësira për prodhuesit vendor, duke theksuar se do të shihet mundësia që kjo taksë të hiqet, nëse një praktikë e tillë ekziston në vende tjera.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz