back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKryeministri Haradinaj ka pritur në takim përfaqësuesit e Women’s International Club

Kryeministri Haradinaj ka pritur në takim përfaqësuesit e Women’s International Club

Të ngjajshme

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Gjyla Çelikun, kryetare për Ballkanin e Asociacionit Botëror për të Drejtat e Grave (profesoreshë në Northern Illionis University) me seli në Indi, shoqëruar nga bashkëshorti i saj Arbër Çeliku, gjermanist, profesor universitar, Prorektor për marrëdhënie me Jashtë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, njëherësh ligjërues në Northern Illionis University, të cilët e uruan Kryeministrin për përgjegjësitë që ka marrë dhe për instalimin e një dinamike të re në qeverisje.

Kryeministri Haradinaj mirëpriti bashkëpunimin e ofruar nga bashkëshortët Çeliku dhe veçmas për sa i përket avancimit të rolit të gruas në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës dhe më gjerë.

Kryeministri u zotua se kabineti i tij qeveritar do të punojë ngushtë me organizatën Women’s International Club, për mbrojtjen e grave dhe të të drejtave të tyre dhe posaçërisht për trajtimin institucional të grave të dhunuara gjatë luftës së Kosovës.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz