Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim degën e AAK-së në Drenas, njofton drenicapress.info
Haradinaj gjatë një takimi me kryesinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Drenas kumtoi lajmin e shumë pritur për banorët e Drenasit.
Kryeministri iu dha fund spekulimeve dhe dilemave duke e konfirmuar përfundimisht se stadiumi nacional do të ndërtohet në Drenas, njofton drenicapress.info
Lajmin për Drenica Press e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i AAK-së dega në Drenas, Labinot Gashi.
Ndërsa këtë lajm e ka bë zyrtare përmes rrjetit social edhe ish kandidatja e AAK-së për kryetare të Drenasit, Arta Ahmeti. /Drenica Press/