Kryediplomatja Gërvalla në gjendje të rëndë nga COVID-19 (VIDEO)

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk është parë të shkojë në zyre tash e disa ditë.
Klan Kosova mëson se shefja e diplomacisë kosovare është infektuar me COVID-19 dhe po qëndron në Gjermani.
Për këtë vetë Gërvalla nuk e ka thënë asnjë fjalë publikisht dhe nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike. Njëjtë ka bërë dhe shefi i kabinetit të saj Sharr Jakupi.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se nuk ka asnjë informacion nëse Gërvalla është e infektuar me koronavirus ose jo, njofton Klan Kosova.
Dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të jashtme, këshilltarja Blerta Aliu nuk është përgjigjur në pyetjet për rastin e ministres, kurse zyrtari për media, Arben Rugova tha se s’ka informacione dhe se pyetjet duhet adresuar të kabineti.

Lexo edheNjë burrë rrahë tri vajza me shufër metalike në Prishtinë, kërkohet nga policia (VIDEO)














