Një burrë rrahë tri vajza me shufër metalike në Prishtinë, kërkohet nga policia (VIDEO)

Personi që sulmoi fizikisht tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë është duke u kërkuar nga policia.
Këtë e bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila nuk ka dhënë më shumë detaje për motivet e këtij rasti.
“Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar “Lëndim trupor” hetuesit policorë të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar”, ka deklaruar ajo.

Lexo edheVidhet kjo makinë në Jashanicë të Klinës, dyshohet se makina u bart në drejtim të Skenderajt, pason shpërblimi kush e gjen (FOTO)
Faqja Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë në Facebook ka shpërndarë videon ku shihet momenti kur një burrë sulmon tri vajzat, edhe me një shufër metalike, dhe më pas pasi ndiqet nga njëra prej tyre largohet nga vendi i ngjarjes.














