KRU “GJAKOVA” vazhdon me shkyçje në Gjakovë dhe Prizren

KRU “Gjakova” Sh.A. ka vazhduar aksionet e kontrollit dhe shkyçjes së konsumatorëve që nuk i kanë shlyer obligimet financiare ndaj kompanisë, si në qytetin e Gjakovës, ashtu edhe në fshatrat e Komunës së Prizrenit.
Gjatë këtyre aksioneve, disa konsumatorëve u janë dhënë vërejtje për borxhet e papaguara, ndërsa të tjerët, të cilët ishin paralajmëruar më herët, janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit.
Në mesin e konsumatorëve të evidentuar ka edhe të tillë me borxhe që arrijnë deri në 3,800 euro në Gjakovë, ndërsa në Prizren borxhet e disa konsumatorëve tejkalojnë 3,000 euro.
KRU-ja thotë se pikërisht këta konsumatorë janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit.

Lexo edheDy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë–Podujevë
“KRU “Gjakova” Sh.A. do t’i vazhdojë aksionet edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së pagesave dhe përmbushjes së obligimeve nga ana e konsumatorëve.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe pasqyrimin e aktiviteteve të kompanisë në shërbim të qytetarëve” thuhet në njoftim.














