KRU “Bifurkacioni” njofton për ndërprerje të ujit në disa zona, këto janë rrugët e prekura
dp
Lexo edheTentuan shitblerjen e disa parcelave me dokumente false, arrestohen tre persona
Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë banorët e rrugëve “Naim Beka”, “Brahim Ademi”, si dhe konsumatorët e fshatit Muhovc.
KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se ndërprerja është e nevojshme për shkak të punimeve teknike në terren, të cilat po zhvillohen në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
“Furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre rrugëve do të rikthehet me fillim nga ora 16:00”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Lexo edheTentuan shitblerjen e disa parcelave me dokumente false, arrestohen tre persona
KRU “Bifurkacioni” u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve për ndërprerjen e përkohshme, duke theksuar se punimet kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe modernizimin e sistemit të matjes së konsumit të ujit. /Lajmi.net/