back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaBotëKroacia nuk zbaton vendimin e Gjykatës së Hagës për demarkacionin me Slloveninë

Kroacia nuk zbaton vendimin e Gjykatës së Hagës për demarkacionin me Slloveninë

Të ngjajshme

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik...

Arrestohet burri në Gjakovë, rrahu gruan dhe nënën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...

Gruaja raporton në polici se është kanosur nga vjehërritë

Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi...

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në...
- Advertisement -

Kryeministri kroat Andrej Plenković tha sot se vendi nuk do të zbatojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Hagë me anë së cilës Sllovenia fitoi tre të katërtat e gjirit Piran, duke i mundësuar të kalojë lirshëm nëpër pjesën e detit kroat, transmeton zeri.info

- Advertisement -

Plenković tha se Kroacia dy vjet më parë doli jashtë procesit të arbitrazhit të lartpërmendur, sepse ai u komprometua nga veprime të paligjshme.

“Ne do të përpiqemi për të zgjidhur nëpërmjet dialogut çështjet e pazgjidhura me Slloveninë” – tha Plenkoviç për mediat kroate dhe njoftoi se me përfaqësuesit e qeverisë sllovene do të diskutojë për këtë çështje të mërkurën më 12 korrik, në Lubjanë.

Policia kroate ka regjistruar kohët e fundit tre raste të shkeljes së vijës së kufirit detar midis këtij vendi dhe Sllovenisë, përcjell “Zeri.info”.

Gjykata e arbitrazhit në Hagë vendosi në fund të qershorit që Sllovenisë t’i përkasin tre të katërtat e gjirit Piran, ndërsa Sllovenia ka fituar një kalim të lirë nëpër pjesë të detit kroat.

Në të njëjtën kohë, kufiri i tokës mbetet i njëjtë, dhe zona “Josko Joras” mbetet në Kroaci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz