back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKroacia mbulohet nga bora, çfarë e pret Kosovën?

Kroacia mbulohet nga bora, çfarë e pret Kosovën?

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...
Shumë pjesë të Kroacisë sot janë zbardhur nga bora, derisa në Kosovë me ndryshimin e temperaturave ka pasur vetëm reshje shiu.

Mediat kroate raportojnë se në disa pjesë të Kroacisë nesër do të mund të ketë reshje bore deri në 40 centimetra, raporton lajmi.net.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të karakterizohet nga masat relativisht të ftohta të ajrit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius.

Në viset e ulëta do të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore parashihet të ketë reshje bore të intensitetit të dobët. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Në javën e ardhshme pritet të ketë rënie të temperaturave.

Të Fundit

Sport

ShowBiz