back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaBotëKriza mes vendeve arabe: “Qatar Airways” ndërpret fluturimet drejt, Arabisë, Emirateve, Bahreinit...

Kriza mes vendeve arabe: “Qatar Airways” ndërpret fluturimet drejt, Arabisë, Emirateve, Bahreinit dhe Egjiptit

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Në një komunikatë të publikuar në faqen e internetit, kompania theksoi se ndërprerja e fluturimeve drejt katër vendeve do të jetë në fuqi deri në një urdhër të ri.

Kompania ajrore “Qatar Airways” njoftoi sot se kishte ndërprerë të gjitha fluturimet drejt Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Egjiptit pas ndërprerjes nga këto katër vende të marrëdhënieve diplomatike me Dohan, akuzuar për terrorizëm.

Në një komunikatë të publikuar në faqen e internetit, kompania theksoi se ndërprerja e fluturimeve drejt katër vendeve do të jetë në fuqi deri në një urdhër të ri.

Fillimisht ajo kishte njoftuar ndërprerjen e fluturimeve deri në orën 23:59 GMT.

Ajo theksoi për klientët e prekur nga ndërprerja e fluturimeve që ata mund të rimbursojnë biletat e tyre ose të rezervojnë vende drejt destinacioneve të tjera.

Kompanitë ajrore të Arabisë Saudite, Emirateve, Bahreinit dhe Egjiptit kanë ndërprerë gjithashtu fluturimet me destinacion ose kthim nga Katari.

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike u shoqërua me masa ekonomike si mbyllja e të gjithë kufijve tokësorë dhe detarë mes këtyre vendeve dhe Katarit si dhe ndalimin e fluturimeve për shoqëritë ajrore të Katarit.

Bëhet fjalë për krizën më të rëndë diplomatike që ka goditur Lindjen e Mesme që prej disa vitesh.

Të Fundit

Sport

ShowBiz