back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaShqiptareKrim në familje, shqiptari qëllon me thikë gruan në sy të fëmijëve

Krim në familje, shqiptari qëllon me thikë gruan në sy të fëmijëve

Të ngjajshme

Një shqiptar 48 vjeçar ka plagosur me thikën e kuzhinës bashkëshorten e tij 28-vjeçare në qytetin e Piacencës në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në sy të dy fëmijëve te çiftit, pas një sherri mes tyre, ku burri ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar gruan e tij. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pas britmave që kanë dëgjuar.

Shqiptarja 28-vjeçare ka marrë plagë të shumta në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në spital.

Policia ka arrestuar 48-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa thuhet se ai ka qënë në gjendje të dehur.

Dy fëmijët e mitur janë dërguar tek një i afërm i çiftit për t’u kujdesur. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, transmeton syri.net.

Të Fundit

Sport

ShowBiz