back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeGruaja që u largua nga Haradinaj, kishte marrë fjalën pa ftuar edhe...

Gruaja që u largua nga Haradinaj, kishte marrë fjalën pa ftuar edhe për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (VIDEO)

Të ngjajshme

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Gruaja që pretendon se është pasardhëse e familjes së Mehmet Derallës duket se i ka fiksim tubimet që organizohen për nder të ndonjë ngjarjeje historike.

Ajo e dëshmoi edhe sot në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit se nuk e ka problem të mbajë fjalim pa e ftuar askush.

Një paraqitje të ngjashme e kishte pasur edhe në Tiranë, në momentin kur po mbahej ceremonia e 100 vjetorit të pavarësisë.

“Mirëmbrëma, mirëmbrëma të gjithëve, ju përshëndes, ju faleminderit shumë. Kjo është nata e 100-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare nga gjeneral Mehmet Deralla. Unë jam e mbesa. Ju falënderoj të gjithëve”, kishte thënë ajo nga foltorja pasi kori kishte kënduar këngën “Xhamadani vija-vija”.

Kurse sot kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj iu desh që për disa çaste të luante rolin e sigurimit.

Kjo ndodhi pasi gruaja doli në foltore, mori fjalën dhe filloi të rrëfente ngjarje nga jeta e saj.

Kryeministri e kapi për krahut zonjën dhe me forcë provoi ta largonte prej aty. Zonja reagoi duke i thënë atij se nuk mund të sillet me të ashtu.

E njëjta, situatë të ngjashme kishte provokuar edhe në Tiranë. Por, aty askush nuk kishte dalë në skenë për ta larguar. Edhe pse i pranishëm ishte edhe kryeministri, Edi Rama.

Të Fundit

Sport

ShowBiz