back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeKreshnikut nuk i është gjetur ende koka: Autori rrëfen krimin horror

Kreshnikut nuk i është gjetur ende koka: Autori rrëfen krimin horror

Të ngjajshme

Binance sjell Botin e Analizës së Kriptos në Telegram

Binance, platforma më e madhe në botë e këmbimit...

“Myzhde”, martohet Melinda Ademi

Rep-artistja e njohur kosovare, Melinda Ademi, ditën e sotme...

Vrasja e Kreshnik Beqirajt është e ngjashme me një skenë për filma horror.

Albert Zekaj pasi ka pranuar se ka vrarë shokun e tij, me të cilin kishin ndarë shtëpinë në Fier ka treguar dhe si e ka kryer krimin mbrëmjen e 26 qershorit, raporton Ora News.

 

Albert Zekaj është shprehur para hetuesve se mbrëmjen e 26 marsit, kur ka shkuar në shtëpine ku jetonte me Kreshnik Beqirajn, kishte konsumuar dy dopie pije alkoolike dhe e ka qëlluar me çekiç në kokë disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas e ka lënë trupin për tre ditë të fshehur në shtëpi me qëllim që të ngrinte gjaku e të mos mbeteshin shenja. Pas tre ditesh e ka copëtuar dhe pasi e ka mbështjelle me batanije dhe i ka vendosur në një valixhe pjesët e trupit, i ka hedhur në fshatin Daullas. 

Raportohet se nuk është gjetur ende koka e viktimës, ndërsa janë dashur rreth 4 orë kërkime për gjetjen e eshtrave të tij pasi ishin të shpërndara.

Trupi i pajetë i Beqirajt u gjet më 8 mars 2018, pasi Alberti pranoi krimin dhe tregoi vetë vendin se ku e kishte fshehur trupin.

Familja e kishte denoncuar në qershor 2017 zhdukjen, por hetimet për vrasje kishin nisur në janar 2018.

Që prej gushtit të vitit të kaluar Alberti ishte larguar nga Fieri dhe kishte kërkuar ndihmë në një shoqate fetare në Tiranë, përmes së cilës kishte përfituar strehim dhe ushqim.

Sot Albert Zekaj doli para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz