Kreshnik Uka e shpëton Drenicën ndaj Ferizajt
dp

Lexo edheCrespo mund të rikthehet në Serie A, por kësaj here si trajner, dy klube e duan atë

Drenica mori një fitore të madhe sot ndaj Ferizajt, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Tomas Brdaric fitoi 3-2 ndaj Ferizajt, që tashmë ka rënë nga Superliga.
Kreshnik Uka e hapi serinë e golave në ndeshje, me golin e shënuar në minutën e 25-të.
Mirëpo për tre minuta në pjesën e dytë, Ferizaj shënoi dy gola, për të marrë epërsinë në Skënderaj.

Lexo edheCrespo mund të rikthehet në Serie A, por kësaj here si trajner, dy klube e duan atë
Megjithatë, në skenë doli Igball Jashari, që shënoi në minutën e 67-të për 2-2.
Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Kreshnik Uka doli sërish në skenë, për 3-2 dhe për fitoren e madhe të Drenicës.
Me këtë fitore, Drenica shkon në kuotën e 47 pikëve, në vendin e shtatë, një më shumë se Llapi, që i ka 46 sosh në pozitën e tetë, që të dërgon në barazh./GazetaExpress/