Kremlini zbulon se Macroni e pyeti Putinin për shpërthimin në centralin bërthamor – çka i tha ai
01

Lexo edheLajmi i fundit: Këto janë kushtet që i ka vendosur Putin për ndërprerjen e luftës, pas telefonatës me Erdogan

Presdienti rus, Vladimir Putin, i ka akuzuar ukrainasit për incidentin e 3 marsit, në centralin bërthamor të Zaporizhzhias.
Gjatë bisedës së sotme telefonike, presidenti francez, Emmanuel Macron e ka pyetur Putinin për shpërthimin në centralin më të madh bërthamor të Evropës, që gjendet në Ukrainë, raporton the Guardian, transmeton Gazeta Express.
“Vladimir Putin e ka informuar [Macronin] për provokimet e radikalëve ukrainas në rajonin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia”, kanë thënë nga Kremlini, duke shtuar se “niveli radioaktiv është normal”.
Putini gjithashtu e ka akuzuar Ukrainën se po i ndalon civilët për ta lëshuar qytetin ukrainas të pushtuar nga rusët, Mariupolin.

Lexo edheLajmi i fundit: Këto janë kushtet që i ka vendosur Putin për ndërprerjen e luftës, pas telefonatës me Erdogan
Më herët një zyrtar francez tha se ende s’i kishin detajet se çka është folur mes dy udhëheqësve, por se pas kësaj telefonate përshtypja e Macronit ishte që Putin e ka në qëllim ta merrte gjithë Ukrainën.
Sot me presidentin rus, në telefon, ka folur edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.