Krejt çka dihet deri tani për për plagosjen në Miradi të Epërme
dp

Lexo edheAKB: Kosova duhet të ndërtojë infrastrukturën e vet të gazit dhe të jetë pjesë e partneritetit strategjik me SHBA-në

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana.
“Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri”.
Pllana ka thënë se personi i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor.
“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”.

Lexo edheAKB: Kosova duhet të ndërtojë infrastrukturën e vet të gazit dhe të jetë pjesë e partneritetit strategjik me SHBA-në
Sipas informacioneve i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Po ashtu mësohet se personat e përfshirë në këtë ngjarje të rënda janë familjarë mes vete.