Analisti dhe profesori, Milazim Krasniqi, ka shkruar në porfilin e tij në Facebook, se mbajtja e zgjdhejve presidenciale serbe edhe në Kosovë do të thotë turpërim për Kosovën.
“Serbët e Bosnjës nuk votuan për zgjedhjet e djeshme presidenciale të Serbisë. As serbët e Kroacisë nuk votuan. As serbët e Malit të Zi, jo. As serbët e Maqedonisë. Por, serbët e Kosovës votuan. Votuan pa ua prishur askush terezinë. Çka do të thotë ky veprim? Ky veprim do të thotë dhunim i pavarësisë së Kosovës. Do të thotë turpërim i Kosovës. Jo vetëm nga ata që kanë votuar, po edhe nga ata që e kanë legalizuar/lejuar atë veprim antishtetëror”, ka shkruar Krasniqi./Drenicapress.info/