back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKrasniqi: Vendimi i Kushtetueses është i prerë dhe i detyrueshëm, seanca me...

Krasniqi: Vendimi i Kushtetueses është i prerë dhe i detyrueshëm, seanca me votim të hapur sa më shpejt

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas publikimit të plotë të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese ka bërë thirrje që seanca e Kuvendit të thirret sa më shpejt nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Ai tha se vendimi i Kushtetueses është i prerë dhe i detyrueshëm dhe nuk ka më hapësirë për vonesa e as për interpretime.

“Seancat e Kuvendit nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 janë shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese, për shkak të veprimeve kundërkushtetuese të Kryesuesit të Seancës Konstituive. Ndërkohë, Kryesuesi është i detyruar të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit – me votim të hapur. Ky është një vendim i prerë dhe i detyrueshëm dhe nuk ka më hapësirë për vonesa e as për interpretime”.

Krasniqi tha se Kosova ka nevojë për institucione dhe jo për zvarritje.

“I bëj thirrje Kryesuesit që ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për zvarritje. Çdo ditë vonesë është dëm për qytetarët dhe për shtetin”.

Gjykata Kushtetuese ka obliguar deputetët e Kuvendit që ta konstituojnë legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit brenda 30 ditëve, ndërsa ka vendosur që votimi të jetë i hapur dhe se emri i njëjtë duhet të hidhet në votim tri herë./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz