BallinaLajmeKrasniqi reagon ashpër: O njerëz territori nuk falet as me referendum

Krasniqi reagon ashpër: O njerëz territori nuk falet as me referendum

Të ngjajshme

Kryeprokurori e konfirmon vrasjen e një personi në Podujevë

Një person është vrarë mbrëmjen e së dieles në...

“Zoti i vraft”, reagon ashpër Shkurte Fejza

Videot me ‘AI’ janë bërë të shpeshta, sidomos kur...

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit...

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë së as me referendum politikanët nuk kanë të drejtë të falët territor.

Krasniqi ka thënë se politikanët të cilët marrin besimin për të qeverisur me vendin, nuk ngurrojnë të shprehin gatishmërinë për të falur tokë,  shkruan Indeksonline.

“Përditë, politikanë të nivelit të “lartë” te instaluar në nivelet e larta të shtetit, që kanë marrë besimin për të qeverisur me vendin, me ruajt fortë sovranitetin e shtetit, me ruajt të paprekshëm tërësinë territoriale të vendit që përfaqësojnë, vrapojnë të deklarojnë gjithë andej, defilojnë në medie elektronike të varura e të pavarura, nuk ngurojnë të shprehin gatishmërinë për të falur tokë?! Tokën e mbrojtur fortë nga breza të shkuar dhe që u duhet shumë edhe atyre që vijnë. Në një rast të tillë, njeriu s’ka si mos t’i shtroj disa pyetje: Çka mbrojnë këta njerëz? Atdheun a veten e tyre? A duhet të bëhen ata mburojë e Atdheut apo Atdheu mburojë e tyre?” ka thënë Krasniqi.

Krasniqi thotë se as arsyeja liberalizimi i vizave nuk është për tu falur tokë.

“Në medie e jashtë tyre, opinionistë të varur e të pavarur, drejtues të emisioneve televizive, kryetarë partish e partiçkash, vrapojnë secili në kaçikun e tij, të shfaqin gatishmëri për të falë territor stërgjyshor, e nuk ju shkon ndërmend (nëse kanë), se as Kryeministra e Kryetarë shteti a Kuvendi, as ministra të jashtëm a të brendshëm, nuk e kanë të drejtën të falin territor. Dhe shih për ketë, ata e kanë gjetur një arsyeje të fortë, liberalizimin e vizave për qytetarët. Këta po e falin territorin e qytetarëve për hir të qytetarëve?! O njerëz, nëse meritoni t’ju them kështu, a e dini se territori nuk guxon të falet apo të hiqet dorë nga ai, madje as me REFERENDUM!” ka përfunduar Krasniqi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz