back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeKrasniqi: Qytetarët e dëshmuan se janë shumë më të ndershëm se politikanët...

Krasniqi: Qytetarët e dëshmuan se janë shumë më të ndershëm se politikanët që i përfaqësojnë!

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Gjendja në Shqipëri po vazhdon të jetë e rëndë, qindra familje kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa po kalojnë edhe këtë natë në qiell të hapur, e të tjerë tashmë janë vendosur në qytete të ndryshme të Kosovës.

Kosovarët janë solidarizuar me shqiptarët, ndërsa për asnjë moment nuk kanë ndaluar së mbledhuri e dërguari ndihma të ndryshme, qoftë ushqimore, veshmbathje e mjete financiare për banorët e prekur nga tërmeti, përcjellë Indeksonline.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka thënë se ky aktivizëm mbarëpopullor po dëshmon se qytetarët janë më të ndershëm se elitat politika dhe qeveritarët që po i përfaqësojnë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në Kosovë e gjithandej ndër shqiptarë kanë shpërthyer emocione të forta dhe solidaritet i madh me njerëzit e goditur nga tërmeti në Shqipëri. Po bëhen lutje, po mblidhen ndihma, po ofrohet strehim vëllazëror.

Ky aktivizëm mbarëpopullor, po dëshmon se qytetarët e zakonshëm janë shumë më të ndershëm e më të ndërgjegjshëm se sa elitat politike dhe qeveritarët që i përfaqësojnë. Prandaj, kur të kryhet kjo ndërmarrje emergjente e solidaritetit, këtyre njerëzve të mirë e të dhembshur, u mbetet t’ia bëjnë disa pyetje vetes. Njëra prej tyre mund të jetë kjo: pse kam lejuar të më përfaqësojnë njerëz të pandershëm e të pandërgjegjshëm, kur unë nuk jam i pandershëm e as i pandërgjegjshëm? Përgjigjja e duhur, pastaj mund ta bëjë përmirësimin e gjendjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz