back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeKrasniqi ironizon: Partitë opozitare ‘hajgaregjike’ kur flasin për zgjedhjet

Krasniqi ironizon: Partitë opozitare ‘hajgaregjike’ kur flasin për zgjedhjet

Të ngjajshme

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arrestuarin e tretë

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në fuqi...

Muharrem Jashari tregohet fantastik sot në Ukrainë, një gol dhe një asist

Skuadra e LNZ Cherkasy shënoi fitore të rëndësishme 3:0...

Çelë Lamaj jep dorëheqje nga të gjitha pozitat publike dhe partiake në PDK-në e Prizrenit

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë...

SHBA-ja i shet raketa Italisë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen për Italinë...

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi sot në Kuvend se kësaj partie i intereson vetëm zhbllokimi i KQZ-së, andaj ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që sa më parë të marrë një vendim për këtë institucion të rëndësishëm zgjedhor.

Ai partitë opozitare i ka quajtur të pasinqerta derisa po flasin për zgjedhje, duke thënë se nëse shkon vendimi për KQZ-në në Gjykatën Kushtetuese nuk do të mund të ketë as zgjedhje në vend.

“PDK kërkon vetëm funksionalizimin sa më parë, inatet personale që mund t’i kenë partitë që kanë kali në garë, që u takon një apo nuk iu takon asnjë, që nuk iu takon asnjë, që iu takon dy ose nuk iu takon, në vlerësimet e tyre të ekspertëve si i quajta për neve janë irelevante. Arsyeja pse ne nuk e votojmë këtë rezolutë ka të bëjë me parimin e mosndërhyrjes në pushtetet e ndara, vetëm për këtë mundemi me ua nënshkruar sot pa asnjë problem, por besoj që e thyejmë parimin e ndërhyrjes nga një pushtet në pushtet tjetër. Për neve është me rëndësi presidenti me marr një vendim. Krejt çka janë duke folur këto partitë opozitare për zgjedhje, janë të pasinqertë, janë ‘hajgaregjinj’, kurrgjë tjetër, sepse nëse sfidohet në Gjykatë Kushtetuese nuk ka KQZ, rrjedhimisht nuk mund të ketë as zgjedhje”, ka thënë ai.

Ndryshe, ka disa muaj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është jofunksional për shkak të mos emërimit të anëtarëve të ri nga presidenti i vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz