Krasniqi ia konfirmon ambasadorit amerikan: E gjithë PDK-ja është pro ratifikimit të Demarkacionit
01·
Shefi i Grupit Parlamentar, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie
Në këtë takim, Krasniqi ia ka konfirmuar edhe një herë ambasadorit amerikan qëndrimin e vazhdueshëm dhe të PDK-së dhe Grupit Parlamentar pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, duke e theksuar si çështje me rëndësi të veçantë për qytetarët e vendit.
Krasniqi theksoi se është e rëndësishme arritja e konsensusit politik në vend për të kaluar këtë proces, dhe shprehu bindjen se ky konsensus do të rritet.
Lexo edheKah po shkon ky shtet, suspendohen dy zyrtar të Inspektoratit Policor të Kosovës
Nga ana e tij, ambasadori Delawie theksoi rëndësinë që ka për qytetarët ratifikimi i kësaj marrëveshjeje. /Express















