back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeKah po shkon ky shtet, suspendohen dy zyrtar të Inspektoratit Policor të...

Kah po shkon ky shtet, suspendohen dy zyrtar të Inspektoratit Policor të Kosovës

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

 Sot me datën 21.02.2018 UD/Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-se, në përmbushje te autorizimeve dhe mandatit ligjor ka nxjerrë vendim për suspendimin  dy zyrtarëve të IPK-së, pas dyshimeve se të njëjtit kanë rënë ndesh me ligjin dhe rregulloret e brendshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Të suspenduarit B.R udhëheqës i Departamentit të Hetimeve dhe Q.B udhëheqës i divizionit Jugor të Hetimeve, dyshohen se kanë kryer shkelje të rëndë diskredituese, duke shtrembëruar faktet gjatë hetimit të një rasti të ndjeshëm të korrupsionit, ku me veprimet e tyre kanë insistuar në kthimin e zyrtarit që po hetohet në vendin e tij të punës.

Inspektorati Policor i Kosovës njofton opinionin se do të veproj konform ligjit dhe do të ndërmarr masat e nevojshme sipas procedurave në fuqi edhe kur bëhet fjalë për zyrtarë të IPK-së. Rasti më tej do të trajtohet nga Ekipi Hetimor dhe Komisioni Disiplinor, të cilët do të zhvillojnë procedurat e parapara disiplinore. Gjithashtu lidhur me këto veprime është njoftuar Prokuroria e Shtetit për të trajtuar dyshimet për veprimtari penale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz