back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeKQZ: Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale do të zgjasë më shumë...

KQZ: Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale do të zgjasë më shumë se zakonisht

Të ngjajshme

Dezinsektimi i kushton afro 800 mijë euro Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën që do të...

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Besnik Buzhala, tha se verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 do të marrë më shumë kohë se zakonisht për shkak të pushimeve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Ai ka shtuar se pas dorëzimit të listave përfundimtare të kandidatëve, Zyra e Sekretariatit është duke i përgatitur ato për procedurat e verifikimit, të cilat janë një hap i domosdoshëm para certifikimit përfundimtar.

“Po ka qenë kërkesë edhe e juaja, zyra është duke përgatitur listën, e cila do të ketë të gjitha informacionet. Verifikimi i kandidatëve do të merr kohë më shumë se zakonisht. Kjo pse pjesa më e madhe e Këshillit Gjyqësor i Kosovës është në pushim.

Numër më i madh i kandidatëve do të jenë që do të dërgohen për verifikim. Numri i kandidatëve dihet saktësisht, një subjekt i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës mund të mbërrijë rreth 800-850 kandidatë që mund të dërgohen për verifikim”, tha Buzhala.

Të Fundit

Sport

ShowBiz