back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKQZ: Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

KQZ: Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Të ngjajshme

Greqia goditet nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi...

Zhvillime të reja- Trump dhe Putin pritet të takohen “në ditët në vijim”

Kremlini ka njoftuar të enjten se është arritur pajtueshmëri...

​KDI: Qeveria në detyrë mori 64 vendime me impakt 71 milionë euro

Gjatë muajve të fundit, Qeveria në detyrë ka vazhduar...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për verifikimin dhe ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht 2025, thuhet në komunikatën lëshuar për media.

“Deri më sot (e enjte, 7 gusht, ora 09:00) përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org janë pranuar 1,748 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 1,581, ndërkaq janë refuzuar 167. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës është në vullnetin e votuesve, në rastet kur e shohin të nevojshme, në mënyrë që ta caktojnë atë sa më afër vendbanimit të tyre.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta verifikojnë/mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:

  1. përmes platformës elektronike të KQZ-së:https://qv.kqz-ks.org ose
  2. duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.

Ndërkaq, ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të vendbanimit nga qytetarët/votuesit.

Për të kaluar nga një Qendër Votimi e një komune, në Qendrën e Votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën e tij në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova. Pas konfirmimit të ndryshimit të adresës nga Shërbimi i Gjendjes Civile, adresa e re reflektohet në Regjistrin Qendror Civil”.

- Advertisement -

Të Fundit