BallinaLajmeKQZ tregon se kur kryhen pagesat e komisionerëve

KQZ tregon se kur kryhen pagesat e komisionerëve

Të ngjajshme

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Krasniqi: Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit

Ish-anëtari i Vetëvendosjes Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i...

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Edhe pak ditë bëhen dy muaj të plotë nga mbajtja e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Për mbarëvajtjen e këtij procesi ishin të angazhuar rreth 25 mijë persona, përfshirë këtu edhe komisionerët, të cilët vazhdimisht janë ankuar se nuk i kanë marr mjetet akoma, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se tashmë mjetet janë transferuar në llogaritë e komisionerëve.

Ai ka thënë për Indeksonline se shumica e pagesave janë kryer, por janë edhe një pjesë e komisonerëve që për një arsye të caktuar akoma nuk mund të marrin paratë që u takojnë.

“Lidhur me pagesat për komisionerët dhe stafin tjetër të angazhuar në Zgjedhjet Lokale të 22 teorit – mund t’iu themi se këto pagesa janë kryer. Ndërsa, në rastet kur të dhënat për ndonjërin prej tyre nuk kanë qenë në rregull – mjetet nuk janë transferuar pasi është dashur që të bëhen përmirësimet e kërkuara, në mënyrë që të mund të procedojmë me përmbushjen e obligimeve”, ka theksuar Elezi.

Ndërsa, sa i përket pagesave për balotazhin e 19 nëntorit, Elezi ka bërë të ditur se po punohet në këtë drejtim, në mënyrë që mjetet të transferohen sa më parë.

“Kurse, lidhur me pagesat për komisionerët dhe stafin tjetër të angazhuar në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve që u mbajtën më 19 nëntor – jemi në proces, me qëllim të përmbushjes sa më shpejt edhe të këtij obligimi”, shtoi Elezi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz