KQZ tregon kur nis numërimi i votave nga diaspora
03

Lexo edheThaçi në takim Zv. ndihmësin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar procesi i vlerësimit të pakove me vota nga diaspora.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Insajderin ka thënë se numërimi i votave do të nisë sot në orën 17:00.
“Është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ndërsa numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të bëhet sot (e premte, 1 nëntor) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00”, ka thënë Elezi.

Lexo edheThaçi në takim Zv. ndihmësin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer