KQZ: Të drejtë vote kanë rreth 1 milion e 800 mijë qytetarë
03

Lexo edheEdhe pse ka reshje të vazhdueshme bore, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues.
Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019 është 49 mijë e 198 votues, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa numri i atyre që nuk kanë qenë në listën votuese të atyre zgjedhjeve, e të cilët konsiderohen të regjistruar për herë të parë në regjistrim qendror civil mes dy palë zgjedhjesh është 10 mijë e 433 votues.

Lexo edheEdhe pse ka reshje të vazhdueshme bore, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme
