Edhe pse ka reshje të vazhdueshme bore, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme
03

Lexo edheNesër, temperatuart deri në -11 gradë Celsius

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se përkundër rreshjeve të vazhdueshme të borës gjatë ditës të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.
Në njoftimin e tyre thuhet se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme me hedhje të kripës.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë thirrje për të gjithë vozitësit që t’iu përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor.

Lexo edheNesër, temperatuart deri në -11 gradë Celsius