KQZ publikon fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit
dp

Lexo edheEmri i Ratko Mladiqit në qendër të Bujanocit – Mustafi i fshinë grafitet bashkë me djalin e tij

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se, në mbledhjen e 55-të, KQZ-ja mori vendim për miratimin e përmbajtjes dhe dizajnit të fletëvotimeve për kryetarë të komunave dhe për kuvendet komunale.
Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën e Votuesve për zgjedhjet e 12 tetorit, e cila përbëhet nga 2 milionë e 69 mijë e 99 votues, prej të cilëve rreth 44 mijë janë jashtë Kosovës.
Gjithashtu, janë 2,571 vendvotime dhe 910 qendra votimi, që është më shumë sesa në zgjedhjet parlamentare të mëparshme, si në numrin e qendrave të votimit ashtu edhe në numrin e vendvotimeve.

Lexo edheEmri i Ratko Mladiqit në qendër të Bujanocit – Mustafi i fshinë grafitet bashkë me djalin e tij