HomeLajmeKQZ: Në QNR po vazhdon procesi i numërimit, deri tani janë numëruar...

KQZ: Në QNR po vazhdon procesi i numërimit, deri tani janë numëruar 102 nga 233 kuti të votave me postë

Të ngjajshme

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Avokati Tomë Gashi, ka reaguar ndaj ofendimeve të bëra...

Ekzekutohet pagesa prej 100 euro për sektorin privat

Ministri Hekuran Murati ka bërë të ditur se është...

Melos Bajrami vazhdon karrierën në Evropë, transferohet te skuadra sllovake

Pas paraqitjeve të suksesshme në kampionatin shqiptar me KF...

Aksident trafiku në rrugën Pejë- Prishtinë, katër persona të lënduar

Katër persona janë lënduar si shkak i një aksidenti...

Komisioni Qendror i zgjedhjeve tha se janë numëruar 102 prej 223 kutive të votave me postë.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KQZ tha se është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë.

“Deri më tani (e hënë, 15 qershor 2026, ora 16:00) janë numëruar 102 nga 223 kuti votimi (35.87%), në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së. Sipas procedurave, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në 223 kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar”, njoftoi KQZ.

Votimi përmes postës u mundësua nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.

“Një ditë më parë, KQZ ka përbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981. Këto pako janë tërhequr nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë”, njoftoi KQZ-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz