HomeLajmeKQZ në pritje të shqyrtimit të ankesave nga Supremja për të shpallur...

KQZ në pritje të shqyrtimit të ankesave nga Supremja për të shpallur rezultatet përfundimtare

Të ngjajshme

Zyrtare: Golashënuesi i sezonit në Superligë, prezantohet te Malisheva

Malisheva ka prezantuar zyrtarisht sulmuesin Kreshnik Uka si përforcimin...

Mbyllet me sukses Liga Universitare, rritet pjesëmarrja e vajzave dhe masivizimi i sportit

Mbyllja e Ligës Universitare të Sporteve ka sjellë një...

Zyrtare: Ballkani bën tjetër “goditje”, transferon Dobratiqin

FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor Lorik...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas publikimit të rezultateve preliminare, i ka hap rrugë kandidatëve për deputetë dhe partive politike të ankohen në lidhje me rezultatin.

Vetëm dy ankesa janë dërguar në PZAP të cilat janë shqyrtuar dhe janë shpallur si të pabazuara, ndërkaq tani kandidatët për deputetë që iu janë refuzuar ankesat Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu kanë dërguar ato edhe në Gjykatë Supreme.

Për të shpallur rezultatin përfundimtar, KQZ është në pritje të shqyrtimit të këtyre ankesave nga Supremja.

“KQZ është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse. Mbetet të shihet nëse vendimet e tyre përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në për t’i zbatuar dhe pastaj për të proceduar me aktin e shpalljes së rezultateve përfundimtare. Nëse këto vendime s’përmbajnë diçka të tillë, atëherë pasi bëhen të plotëfuqishme, KQZ është e gatshme menjëherë t’i shpall rezultatet përfundimtare”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë gjithashtu se edhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, palët kanë të drejtë ankese ndaj këtyre rezultateve

“Shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyllë procesin zgjedhor, pasi palët kanë të drejtë ankese ndaj këtyre rezultateve. KQZ, ngjashëm si tani, duhet të presë afatin e ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë vendimet e tyre nëse përmbajnë obligime dhe pastaj të procedojë me certifikimin e rezultateve”, ka thënë Elezi.

Haxhiu dhe Kryeziu kanë kërkuar si nga PZAP ashtu edhe nga Supremja rinumërim të votave të kandidatëve për deptuetë brenda partisë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz